Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 10:01

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga ideja e një dite të përbashkët përkujtimore për viktimat e të gjitha luftërave të ish-Jugosllavisë, sepse kjo është shumë e rëndësishme për rajonin, raporton N1.

Vuçiq tha për Kurir se është krenar për këtë iniciativë, transmeton Klan Kosova.

“Unë vetëm lutem që në 365 ditë ne të kemi një ditë të përbashkët për të gjitha viktimat në ish-Jugosllavi” tha Vuçiq.

Ai tha se asnjë viktimë nuk është më pak e vlefshme se tjetra.

Vuçiq deklaroi se askush nuk duhet ta vë dorën dhe ta mbyll njërin sy, sepse krimet kanë ndodhur në të gjitha anët.

Por propozimi i Aleksander Vuçiq nuk është përkrahur nga liderët tjerë ballkanikë, duke u cilësuar një propozim që tenton të barazojë dhunën dhe represionin e shkaktuar nga shteti i Serbisë me vendet tjera në Ballkan.