Lajme Shqip Saturday, 14 April 2012 17:04

Tiranë-Ministria e Punëve të Jashtme shprehu sot keqardhjen e thellë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta janë vrarë pesë persona.

Me anë të një njoftimi për shtyp MPJ u shpreh ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave dhe inkurajon autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje.

“MPJ vlerëson se në këtë situatë është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike”, thuhet në njoftim. (LajmeShqip.com)