Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 20:47

Tiranë – Ngjarje rrëqethëse ndodhi sonte në mes të Tiranës. Vritet një person.

Një person është vrarë me armë zjarri pak momente më parë në Tiranë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të saj.

 

Nga burimet e policisë së kryeqytetit paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës, kur një shtetas është vrarë me armë zjarri.

Forcat e policisë aktualisht janë duke kryer veprimet proceduriale në vendin e ngjarjes.