Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 08:19

Shkodër – Dy vëllezër nga fshati Grudë, komuna Rrethina, në Shkodër, mbeten të vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Burime nga policia e Shkodrës bënë të ditur se viktimat janë Gjovalin dhe Nik Pjetrushi, përkatësisht 20 dhe 50 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dy vëllezërit Pjetrushi, të cilët janë vëllezërit e ish- shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushi, janë qëlluar në një pritë me armë zjarri brenda në automjetin e tyre gjatë kohës që ishin duke udhëtuar nga fshati Grudë, ku jetojnë, drejt qytetit të Shkodrës.

Forcat e policisë së Shkodrës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke u vënë në kërkim të autorëve akoma të paidentifikuar. Nga hetimet e para mendohet se dy vëllezërit Pjetrushi mund të jenë qëlluar për motive hakmarrjeje.