Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 07:55

Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vlladimir Vukçeviq, ka thënë se ka përparime në hetimet për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Ai tha se shumë nga të dyshuarit për atë krim sot mbajnë pozita të rëndësishme shtetërore.

“Mund vetëm të them se kryeministri ( Aleksandër ) Vuçiq ka mobilizuar të gjitha ministritë relevante , organizatat dhe individët të cilët mund të ndihmojnë Prokurorinë për Krime Lufte dhe Ministrinë e Brendshme për të zgjidhur këtë krim dramatike “, ka thënë Vukçeviq për gazetën “Danas” të numrit të së hënës, transmeton Kosovapress.

Prokurori ka thënë se vrasja e vëllezërve Bytyqi ishte një krim shtetëror dhe se sot shteti është i vendosur për ta zgjidhur, duke besuar sigurt se rasti do të ndriçohet.