Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 17:13

Shkup- Edhe pse parlamenti vendosi për ndryshimin e kufijve të njësive zgjedhore numër 5 dhe 6 me qëllim të harmonizimit të kërkesave të cilat dalin nga kodi zgjedhor, edhe ky solucion duket se sërish në masë të madhe do ti diskriminon votuesit shqiptarë.

Para disa ditëve parlamenti vendosi që Komunën e Qendra Zhupa e cila ka 6300 votues dhe disa fshatra të komunës së Dibrës të  barten nga njësia zgjedhore numër 6 në atë të 5, dhe numri i votuesve i cili është transferuar është diku 8000 mijë votues.

Tani aktualisht njësia zgjedhore numër 6 e cila ka diku afro 320 mijë votues, nxjerr 20 deputet, aq sa nxjer edhe njësia zgjedhore numër 3 e cila ka vetëm 280 mijë votues, dhe kjo sipas analistëve politik është një keqpërdorim i votës shqiptare e cila po ndodh në vazhdimësi.

Ndërsa zv/kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhore Subhi Jakupi, mendon se ky ndryshim që është realizuar, është në përputhje me kodin zgjedhor, por e cila për zgjedhjet e ardhshme le hapur mundësinë për rishikimin e mundësive dhe alternativave tjera në të favorshme.

“Para se të bëhet ky ndryshim mendoj se ka qenë një disbalans i madh në mes disa njësive zgjedhore, dhe ky intervenim ka qenë i domosdoshëm, dhe se e gjithë kjo është bë në harmoni të plotë edhe me kodin zgjedhor, por edhe me nenin 4 pika 3, ku thotë se një njësi i tolerohet të ketë një disbalans me një njësi tjetër zgjedhore në suazat +- 5 për qind, kurse të njësia zgjedhore numër 6 ky disbalans ka qenë në 7,3 për qind. Unë mendoj se për këtë cikël të zgjedhjeve është gjetë formula e mirë, sepse tash të gjitha njësitë zgjedhore janë në kuadrin e atyre +, – 5 për qind, gjë që është në përputhje edhe me kodin zgjedhor, por kjo nuk do të thotë se në zgjedhjet tjera kjo nuk duhet të ndryshohet. Mendoj se çdo herë ka mundësi të jetë më mirë”, tha Subhi Jakupi, zv/kryetar i KSHZ.

Analisti Albert Musliu, pohon, se këto lloj manipulimesh shqiptarëve i ndodhin në çdo cikël zgjedhor.

“Nuk është kjo hera e parë që shqiptarët nënvlerësohen në këtë mënyrë, partitë tona politike, duhet të jenë më të guximshme, dhe këto lloj shtrembime mos ti lejojnë. Pse një njësi zgjedhore me mbi 300 mijë votues të nxjerë 20 deputetë, kurse një tjetër me 280 mijë votues të nxjerrë po ashtu 20 deputetë. Mendoj se disbalansi në kodin zgjedhor që është në + – 5 për qind është i lartë dhe pse ajo të mos jetë shembull në 3 për qind. Por në këtë drejtim mendoj se partitë tona politike duhet të jenë më të guximshme dhe të mos tolerojnë të manipulohen në këtë drejtim, këto gjëra shqiptarëve u kanë ndodhë në vazhdimësi, nuk është kjo tani”, tha Musliu.

Për këto ndryshime kohë më parë kanë reaguar ashpër edhe partitë opozitare të cilët thonë se këto ndryshime të fundit të kufijve të njësive zgjedhore numër 5 dhe 6 nuk plotëson kërkesat e tyre, por edhe të vetë shqiptarëve në vend.

 

Njësitë Zgjedhore dhe numri i votuesve

1.      295 917 votues

2.      303 120 votues

3.      288 585 votues

4.      289 664 votues

5.      290 101 votues

6.      311 729 votues