Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 00:15

Shpartallohet banda e grabitësve që vidhnin banesa në kryeqytet.

Operacioni i koduar ‘Dera e Blinduar , realizuar nga forcat e komisariatit numër 3, ka cuar në arrestimin e 24-vjecarit Arbër Shyqyrukaj, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 anëtarë të tjerë të kësaj bande.

Politikanë, biznesmenë dhe shtetas të huaj janë bërë pre e grabitësve që hapnin dyert e blinduar të banesave, duke u kthyer në një cështje problematike në Tiranë.

Më datë 31 janar raportohet se ky grup ka arritur të futet në banesën e Ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale, Spiro Ksera duke marrë sende me vlerë, mes të cilave një I pad dhe një orë të shtrenjtë.

Vjedhjet në Tiranë janë bërë një fenomen shqetësues, duke qenë se janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe për më tepër janë të dhunshme.

Në ditë ndodhin dhjetëra vjedhje, të cilat shumë pak raportohen dhe zbulohen nga ana e policisë. Para pak kohësh u vodh makina e Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi dhe në vjeshtën e kaluar edhe automjeti i deputetit socialist Eduard Shalsi.