Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 07:57

Vlorë – Një vatër zjarri u shfaq mbrëmë në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Shefi i shërbimit zjarrfikës pranë prefekturës së Vlorës, Anesti Pashaj, tha se “zjarri është shfaqur në rrethana të paqarta në një kodër në drejtim të rezidencës qeveritare dhe ka përfshirë një mjedis të gjelbëruar, por për shkak të erës flakët u përhapën me shpejtësi të konsiderueshme”.

Sipas tij, në drejtim të vendngjarjes kanë vepruar shpejt mjetet e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë lokalizuar vatrën e zjarrit dhe kanë parandaluar përhapjen e tij.