Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 10:16

Vlorë – Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar gjatë natës, duke gdhirë e hënë, zyrën e kandidatit të pavarur në bashkinë e Orikumit, Hasan Labaj.

Për pasojë janë thyer xhamat dhe është dëmtuar dera e jashtme e kësaj zyre, ndërkohë që nuk bëhet fjalë për përvetësim të materialeve në mjediset e brendshme. Në këtë ngjarje janë përdorur gurë dhe mjete të forta, që janë hedhur nga një distancë e afërt.

Vetë kandidati Labaj, është shprehur se nuk mund të përcaktojë autorët, ndërkohë që ka shtuar se ngjarja ka lidhje me kandidimin e tij si i pavarur në këtë njësi të qeverisjes vendore.