Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 17:41

Vlorë – Një 65 vjeçare nga qyteti i Vlorës u ndalua sot nga policia, për shkak se mashtronte duke u prezantuar si punonjëse e Policisë së Shtetit, me synim përfitimi.

Vasilika Lina, u ndalua pas denoncimit të një qytetareje, sipas të cilës 65 vjeçarja i kishte përvetësuar rreth 3000 euro, me premtimin për t’i zgjidhur një problem ligjor. “Lina më kërkoi një shumë të tillë, duke më premtuar se do të zgjidhte problemin me drejtësinë dhe duke m’u prezantuar si punonjëse e Policisë së Shtetit”, kishte deklaruar në polici, viktima e mashtrimit.

Duke mos përfituar “shërbimin” për të cilin kishte paguar, shtetasja me inicialet L.A, vendosi t’i drejtohej policisë, e cila prangosi 65 vjeçaren që tashmë akuzohet për veprën penale të mashtrimit.