Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 16:28

Vlorë – Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një bankë tek Tregu i Orizit, në qytetin e Vlorës.

Policia është vënë në kërkim të autorëve, ndërkohë që ka zbardhur skemën se si u morën plot 700 mijë lekë të reja, dje, pas mesdite në një filial banke pranë ish-Frabrikës së Orizit në Vlorë.

Agjentët e policisë të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, treguan se persona të armatosur kanë rrëmbyer nën kërcënimin e armës 700 mijë lekë të reja në një prej kasave.

Momentet e grabitjes kanë ndodhur kur Banka ishte e populluar nga klientët. Efektivët blu kanë mbledhur dëshmi që pohojnë se grabitje është kryer nga 3 persona që për Policinë janë ende të paidentifikuar.

Pasi kanë rrëmbyer paratë grabitësit janë larguar me shpejtësi nga Banka. Policia po heton intensivisht rreth ngjarjes ndërkohë që kjo ngjarje është e katërta e këtij lloji vetëm gjatë këtij viti.