Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 08:32

Vlora Çitaku, tashmë edhe zyrtarisht është ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vlora Çitaku, postuar në llogarinë e saj në Facebook një foto të takimit me presidentin amerikan, Barack Obama, të cilit edhe dorëzoi letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë.

Çitaku e ka shoqëror fotografinë duke përshkruar përjetimin që kishte në takimin e saj me Obamën.

“E nderuar”, ka shkruar ka diplomatja kosovare në Facebook.

Çitaku deri më tash shërbente si konsulle në New York. Më herët ka qenë ministre për Integrime Europiane dhe zëvendësministre e Jashtme e Kosovës.

Çitaku bëhet ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA, pas Avni Spahiut dhe Akan Ismajlit.