Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 08:05

Marrëveshjet e fundit të arritura me Serbinë në kuadër të dialogut në Bruksel, veçanërisht ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, do të jenë temat e “nxehta” për të cilat do të diskutojnë deputetët në sesionin vjeshtor të Kuvendit.

Driton Selmanaj nga KDI-ja, organizatë kjo që bën edhe monitorimin e punës së Kuvendit, ka thënë se edhe në këtë sesion vjeshtor në Kuvend do të dominojnë dialogu Kosovë-Serbi, transformimi i FSK-së dhe proceset e Gjykatës Speciale. /epoka e re