Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 16:16

Tiranë – Kur nuk ka kaluar as një muaj qe prej marrjes se detyrës, nga ana e Presidentit te ri te Republikës, Bujar Nishani, shënohet një veprim i paprecedent, ne institucionin e Presidencës se Shqipërisë.

Ne faqen zyrtare ne internet te këtij institucioni, www.president.al e krijuar qe ne vitin 2003, është fshire e gjithë arkiva e Presidenteve paraardhës dhe e veprimtarisë se tyre, duke shënuar një vendim ne kufijtë e një skandali.

Tashme, ne këtë faqe, e cila u rimodelua dhe u be e disponueshme vetëm pak dite me pare, ekzistojnë vetëm informacione për kreun aktual te shtetit, për familjen e tij, si dhe për veprimtaritë e takimet e deritanishme te zotit Nishani.

Qe prej krijimit nëntë vjet me pare, uebsajti www.president.al ka shërbyer si një adrese informacioni për te gjithë krerët e shtetit e veprimtarinë e tyre, duke nisur nga Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe tashme për Bujar Nishanin.

Ajo nuk ka qene dhe nuk është konceptuar ndonjëherë si faqe personale e kreut te shtetit ne detyre, por ashtu si te gjithë uebsajtet zyrtare te institucioneve shtetërore te Republikës se Shqipërisë, është ne funksion te informimit dhe transparencës për publikun, për punën e këtyre institucioneve.

Me rikonceptimin e kësaj faqeje, praktikisht hidhet poshtë historiku i Presidencës shqiptare, qe prej krijimit te uebsajtit dhe gjithashtu puna e paraardhësve te Nishanit. (V.P)