Lajme Shqip Friday, 19 July 2013 11:22

Devoll – Vjehrri dhunoi seksualisht nusen, arrestohet i moshuari nga Devolli. 
Burime nga policia e qyteti të Korçës bëjnë me dije se i moshuari Karafil Topi është vënë në pranga menjëherë, pasi është kallëzuar nga nusja e djalit të tij se e ka dhunuar seksualisht. 
Sipas dëshmisë që nusja ka bërë në polici, vjehrri ka abuzuar me të nga prilli deri në korrik të këtij viti, raporton BW.
Policia pas arrestimit të të moshuarit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.