Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:50

Tiranë – Bandat plaçkitëse kanë realizuar vjedhjen spektakolare të 20 milionë lekëve të reja në lekë dhe valutë në një pikë që shërbente për këmbim valutor dhe transferta parash me vëndet e tjera në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës mes të martës dhe të mërkurës, në rrugën e Dibrës pikërisht në segmentin që lidh ish farmacinë numër 10 me Medresenë në Tiranë.

Autorët kanë shqyer qepenin e jashtëm, pastaj kanë thyer derën e alumintë dhe xham të zakonshëm për shqyer qepenin e dytë që ndodhej pas derës, dhe pasi kanë hyrë në ambjentet e brendshme të zyrës kanë hapur afrkën ku dhe kanë marrë shumën e konsiderueshme të të hollave.

Autorët janë larguar më pas, pa lënë asnjë gjurmë të vleshme për policinhë për identifikimin e tyre. Ajo që e bënte akoma më të pamundur realizimin e kësaj vjedhjeje është se zyra e grabitur ndodhet vetëm 50 metra larg vendit ku stacionohet një postbllok policie gjatë orëve të natës.

Ndërkohë, policia raportoi arrestimin e të dyshuarit si bashkëautor i njërës prej dy grabitjeve të realizuara gjatë ditës së martë. Shkëlqim Kurti, u arrestua për grabitjen një supermarketi në afërsi të Stadiumit Dinamo, ndërsa janë intensifikuar hetimet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të grabitjes së pikës së këmbit vgalutor, ngjarje kjo e ndodhur të njëjtën ditë.