Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 17:14

Tre shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar pas një tentative për të vjedhur një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Jalës.

Mësohet se tre të rinjtë që ishin pushues në plazhin e Jalës kanë arritur t’i marrin vajzës një sasi të konsiderueshme parash si dhe disa bizhu.

Fatmirësisht gjatë momentit të vjedhjes, në plazh ndodheshin dhe forca policie civilë, të cilët kanë reaguar menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e tyre, raporton KJ.

Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e personave të arrestuar. Ndërkohë që mësohet se të tre të rinjtë janë nga qyteti i Shkupit në Maqedoni.