Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 15:42

Prishtinë – Policia ka rrahur dhjetëra demonstrues të Vetëvendosjes, gjatë protestës që ende po vazhdon para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës. Situata ka dalë jashtë kontrollit.

Ardhja e Borisllav Stefanoviqit në Kosovë ka shkaktuar tensionte të fuqishme në mes të Prishtinës.

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër kësaj vizite, para Qeverisë së Republikës së Kosovës, bëhet e ditur se ka esklauar.

Policia e Kosovës, ka ndërhyrë dhunshëm, duke rrahur e lënduar dhjetëra demonstrues.

Edhe në këto momente të raportimit, situata te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është e tensionuar.

Lëvizja Vetëvendosje pati paralajmëruar bllokimin e ndërtesës së qeverisë gjatë vizitës së Stefanoviqit.