Lajme Shqip Thursday, 20 March 2014 16:23

Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, dhe viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.

Time Kadrija deputete e AAK-së, thekson se ky projektligj është i mirëseardhur pasi këtu janë përfshirë edhe femrat edhunuara gjatë luftës.

“Me këtë projektligj janë përfshirë e gjithë ajo çka është debatuar në seancë për një kategori të viktimave civile, kyprojektligj ka qenë në plotësim-ndryshim. Dhe plotësim- ndryshimi ka ardhur për përfshirjen e femrave të dhunuara, ndërsa, edhe viktimat civile të cilat u debatuan sot si dhe kategoritë e tjera janë të përfshira në ligjin bazë”, është shprehur Kadrija.

Ndërsa për deputeten e LDK-së Alma Lama, e keqja e këtij projektligji është se nuk është miratuar buxheti i cili do t’i vinte në ndihmë viktimave të luftës, duke shtuar se janë diku rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës. Ajo tha se në ligjin që është miratuar është lënë një hapësirë kohore rreth 4 vjet që femrat kanë mundësi të lajmërohen, njofton RTK.

“Sot ia dolëm që të miratohet më shumë vonesë projektligji ku janë përfshirëviktimat e dhunës seksuale, por e keqja është që nuk është miratuar buxheti i cili do t’i vinte në ndihmë sado pak këtyre viktimave”, ka deklaruar Alma Lama. /albeu.com/