Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 21:00

Tiranë – Policia dhe prokuroria, vijojnë hetimet për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës eksplozive mëngjesin e sotëm në shtëpinë e zv/drejtorit të Policisë së Tiranës,  Dorian Muça, pranë rrugës “Frosina Plaku’ në Tiranë.

Në komunikatën e shpërndarë sot për mediat nga Policia e Tiranës, thuhet se menjëherë pas ngjarjes, u formua një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me ekepertët më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialistë të hetimit të krimit, të cilët  po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se,  strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, po punojnë intensivisht për të sqaruar motivet dhe identifikuar e kapur autorët, ndërkohë që aktualisht janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen disa persona.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive në banesën e zyrtarit të lartë të Policisë së Tiranës, Dorian Muça, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.