Lajme Shqip Thursday, 08 November 2012 17:34

TIRANE– Tërhiqet Prokuroria nga akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/ministrit të kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, të akuzuar për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri-tjetrin.

Tërheqja e palës akuzuese vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi provën kryesore të Prokurorisë lidhur me çështjen “Prifti- Beqiraj”, duke e shpallur të papërdorshme videon e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. 

Ndërsa para 4 ditësh kjo Gjykatë i ka rikthyer dosjen Prokurorisë, e cila vendosi pushimin e çështjes.

Kështu pra prej 4 ditësh, ish- ministri i Ekonomisë Dritan Prifti është i lirë nga çdo akuzë.

VIDEOJA
Videoja u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti. Videoja ishte filmuar prej vetë Priftit, përpara se të filmonte veten dhe ish-eprorin e tij, Meta.(LajmeShqip.com)