Lajme Shqip Lajme Shqip Saturday, 17 March 2012 12:48

Prishtinë – Në përvjetorin e katërmbdhjetë të rënies së Familjes Jashari të Prekazit, këtij akti të pashembullt në gjithë botën të heroizmit dhe sakrificës për lirinë e kombit e të vendit, KTV-ja ka regjistruar rrëfimin tronditës dhe po aq dinjitoz të Besarta Jasharit, të bijës së Hamzë Jasharit, e cila prej fillimit e deri në fund të sulmit të forcave serbe mbi Jasharët, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ishte brenda rrethimit te egër dhe e pa me sytë e saj rënien e të gjithë anëtarëve të familjes.