Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 09:42

Prishtinë – Diçka e mirë nga Kosova shfaqet për publikun e huaj, në këtë rast atë britanik. Të hënën në mbrëmje, shikuesit e këtij vendi kanë mundur të shikojnë se në shtetin më të ri në kontinentin e vjetër ka polici të fortë dhe përpjekje serioze për rend e ligj si dhe luftë kundër krimit të organizuar.

Në kanalin televiziv ITV4, në programin e njohur “Policia e fortë”, të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik Vinnie Jones, kësaj here ishte Policia e Kosovës. Ky program vë në fokus policitë e vendeve të ndryshme të botës, puna e të cilëve, për shkak të rrethanave të caktuara të secilit shtet, cilësohet si shumë e vështirë dhe e rrezikshme, por në të njëjtën kohë organet e rendit vlerësohen si mjaft të forta.

Por, edhe pse në këtë program vlerësohet Policia e Kosovës, prezantimi i vendit, Kosovës, tregon se shteti i ri vlerësohet si vend i krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Emisioni fillon me përshkrimin e pozitës gjeografike të Kosovës, vendit më të vogël në rajonin e Ballkanit. Duke cituar raportin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilin thuhet se në popullatën rreth dy milionëshe, 70 për qind e tyre kanë armë, atëherë puna e policisë është mjaft e vështirë. (Gazeta Express)