Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 19:03

Tiranë – “Kur mendoj z.Berisha, unë kujtoj një shprehje që e themi ne në Angli: “Çdo qen ka ditën e tij…”, dhe ai me siguri i ka gëzuar ditët e tij! Berisha është një njeri i lodhur, i rraskapitur, ai është i vjetër dhe jo i mirë, kështu që ai mund edhe të largohet dhe të gëzojë të gjitha paratë e familjes së tij, ndërkohë që ai ende mundet. Ai ka fituar vendin e tij në histori nga jetëgjatësia e tij politike, por unë mendoj se historia nuk do ta gjykojë atë për mirë”.
Kështu shprehet historiania dhe një njohëse e mirë e Shqipërisë, Miranda Vickers, për kryeministrin në largim, Sali Berisha, gjatë një intervistë për gazetën Dita.
Sipas saj, Berisha tashmë është një relike e së shkuarës, që i ka shkaktuar shumë dëme Shqipërisë.
“Largimi i zotit Berisha ofron një shans për shqiptarët, të ecin përpara – një mundësi për t’i thënë lamtumirë së shkuarës. Z. Berisha ka përfaqësuar për shqiptarët gjithçka që ata janë përpjekur ta harrojnë, më së shumti stilin komunist të modës së vjetër, një sundim konspirativ, si dhe ngjarjet e tmerrshme të viteve 1997-1998. Nën sundimin e Berishës, Shqipëria ishte si një anije e ngecur në port me një spirancë të rëndë, të ndryshkur. Tani Shqipëria mund të niset në një lundrim në ujëra të freskëta, pa qenë e lidhur me të”, thotë Vickers.