Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 14:11

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Fushë Kosovë, Ylber Islami dhe këshilltari i VV-së në këtë komunë, Elmi Shabani kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Islami në një njoftim për media, ku ka shprehur pakënaqësi me funksionimin e kësaj partie. Ai së bashku me Shabanin, ka thënë se tash e tutje, do të veprojnë të pavarur në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës.

Njoftimi i plotë, dërguar mediave:

Njoftim për media:

Une, Ylber Islami, shef I Grupit Parlamentar te Levizjes Vetevendosje dhe Elmi Shabani, keshilltar I VV, nga sot nuk jemi me pjese e Vetevendosjes. Tash e tutje ne do ta vazhdojme aktivitetin si grup I pavarur ne Kuvendin Komunal te Fushe Kosoves. Per lufte dhe dashuri thuhet nevojiten te dyja palet. Vetem vullneti dhe kembengulja e njeres pale eshte e pamjaftueshme, kur pala tjeter eshte kryekeput e painteresuar. Jo qe nuk jemi perkrahur ne punen tone, por paradoksalisht jemi sabotuar dhe anashkaluar, jemi lene te vetem jo vetem nga Qendra e Vetevendosjes ne Fushe Kosove, por edhe nga Prishtina. Menjehere pas zgjedhjeve lokale te vitit 2013 ishte premtuar se do te filloje ristrukturimi I qendrave ne tere Kosoven. Kjo kishte ngjallur shpresen per nje fillim te ri edhe ne komunen tone. Asgje nuk ka ndodhur nga kjo, megjithese kisha kerkuar ne takime me figurat kryesore te Vetevendosjes ne Prishtine tashme dy vjet. VV e Fushe Kosoves jo vetem nuk shenoi shkeputje nga praktikat e deshtuara, por thelloi arbitraritetin, pershkallezoi paradokset, duke u shperdoruar nga nje grup njerezish te mbeshtetur nga Prishtina. Zgjedhjet e brendshme ne parti u mbyten, u vetezgjodhen kryesi me radhe me parashutiste, njerez anonime, u caktua njeanshem kandidati per deputet ne Kuvendin e Kosoves pa na konsultuar fare, gjate periudhes se ‘’ristrukturimit’’ Qendra e Fushe Kosoves eshte dergjur dhe ka bere sehir per dy vjet pa asnje aktivitet per interesin e qytetareve te komunes sone.

Nuk jam lekundur te jap doreheqje as kur jam kercenuar dy here me jete nga krimi I organizuar, madje nuk kam hamendesuar te jap doreheqje kur as Qendra e Fushe Kosoves dhe as ajo e Prishtines nuk kane kane denjuar as te me therrasin me telefon dhe te interesohen per fatin tim, me eshte dukur ligesi ta mendoj doreheqjen as kur jam sabotuar faqe botes ne punen time nga Qendra e VV ne Fushe Kosove dhe ajo ne Prishtine, edhe pse ceshtje personale, kam duruar te mos jap doreheqje kur me eshte bere padrejtesi dhe me eshte kontrabanduar vendi I punes ne Komunen e Prishtines ne seline e Vetevendosjes ne Prishtine. Premtimi per departizim te institucionit te konkursit doli te jete pacavure, mashtrim… Nuk eshte e rendesishme se u demtova rende personalisht, pakrahasimisht me I rende eshte tradhtimi I premtimeve per transparence te plote ne vendimmarrje dhe departizimi I institucioneve ne fushaten e 2013. Edhe ne angazhimet e mia profesionale, kur jam ndeshur me probleme te cilat kane mundur te me kompromentojne ne punen time, kam marr vendime te shpejta, edhe pse te kushtueshme per mua. Kam dhene doreheqje nga pozita komode e drejtorit pas tri javesh. Vetevendosjen e kam duruar me sakrifica te jashtezakonshe tashme dy vjet sepse kam dashur te besoj ne kauzen, ne frymezimin e Vetevendosjes, kam besuar thellesisht per nevojen e NDRYSHIMIT. Eshte e tepert te kerkohet nga une qe te vazhdoj pafundesisht aktivitetin me njerez qe kryefjale te punes I kane mosmirenjohjen, mosrespektin, pabesine… Po aq e teper eshte te kerkohet qe ta luaj rolin e Sanco Pancos ne sherbim te Don Kishotit gjate tere jetes.