Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 12:21

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i bashkohen organizimeve, tubimeve të saj, për të parandaluar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ose, siç e kanë quajtur ata, të “Zajednicës”.

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë zbuluar një afishe para hyrjes së Kuvendit, në të cilën kanë ilustruar Kosovën në dy mënyra: “Kosova pa Zajednicë”, si një tërësi e vetme, dhe “Kosova me Zajednicë”, e copëtuar.

Aktivisti Nol Nushi, tha se me krijimin e këtij asociacioni, po krijohet një mini-shtet brenda Kosovës, ku do të ketë kompetenca shtesë në arsim dhe shëndetësi. Ai tha se pikërisht për këtë asociacion është krijuar fondi për zhvillimin e veriut. /kp/