Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 16:00

Prishtinë – Derisa kohën e fundit në vend është vërejtur një disponim jo i mirë kundrejt misionit të EULEX-it në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje thotë se kjo po ndodhë pikërisht tani, për shkak të, siç u tha, se tani po preken interesat e ngushta të zyrtarëve qeveritarë.

Shpend Ahmeti ka deklaruar se Vetëvendosje ka reaguar zyrtarisht shumë kohë më parë kundër misionit të EULEX-it, ndërkaq e quajti të pakuptimtë deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi se “ska hair prej EULEX-it”, derisa siç tha ai, në raportin e kësaj ministrie thuhet se EULEX po bën punë të mirë në Kosovë.