Lajme Shqip Monday, 26 November 2012 14:37

PRISHTINE Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në Merdarë, që kishte si qëllim vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabelë ku shënohej “Mirësevini në Republikën e Shqipërisë”.

Por pas këtij akti ka ndërhyrë policia e Kosovës, duke hequr tabelën dhe flamurin.

Në një komunikatë për mediat aktivistët e Vetvendosje deklarojnë se “Ne zgjodhëm për ta vendosur flamurin kombëtar në Merdarë në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vite më parë, i cili organizoi luftë mbrojtëse pikërisht në këtë zonë kundër forcave serbe që po sulmonin Shqipërinë.

Me të filluar vendosja e flamurit kombëtar në një shtyllë pranë pikës kufitare në Merdarë, Policia e Kosovës intervenoi brutalisht për t’i penguar aktivistët.

Me gjithë këtë intervenim, aktivistët ja arritën që të ngrenë flamurin kombëtar si dhe të vendosin tabelën “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”, të cilat u hoqën më pas nga Policia e Kosovës, me t’u larguar aktivistët tanë”, thuhet në deklaratën e VV. 

“Hashim Thaçi duhet ta dijë që nuk ka nevojë ta drejtojë flamurin kombëtar përballë Sali Berishës, por përballë Serbisë”, thuhet në deklaratën e VV. (LajmeShqip.com)