Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 12:03

Gjesendet e konfiskuara nga Policia, qe do te perdoreshin gjate sulmit ndaj eskortes se Kryeministrit

Sulmi i parandaluar nga Policia e Kosovës i cili ishte planifikuar të kryhej sot ndaj eskortës së kryeministrit Isa Mustafa nuk është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ditë më parë ka organizuar disa aksione të tilla.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë për lajmi.net se kjo lëvizje nuk qëndron prapa këtij aksioni, ndonëse është shprehur se ata përkrahin ç’do aksion demokratikë që bëhet kundër kësaj Qeverie.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka organizuar një aksion të tillë edhe pse ne përkrahim ç’do veprim demokratikë që bëhet kundër kësaj qeverie. Sikur të organizohej nga ana jonë ne do ta bënim publike sikur kemi vepruar edhe në aksionet e mëparshme”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Ndryshe Policia e Kosovës, sot gjatë orëve të mëngjesit kishte parandaluar një sulm i cili ishte planifikuar  të sulmin eskortën e kryeministrit.