Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 12:19

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 15 mijë nënshkrime, në një peticion që do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës nën thirrjen “Mbrojeni Republikën”, njohtojnë mediat kosovare.

“Vullneti i qytetarëve të Kosovës u shpreh masivisht në mbrojtje të Republikës dhe kundër ‘fusnotës’ që rikthen Kosovën nën regjimin e 1244. Kanë qenë 15.000 qytetarë të Kosovës që kanë nënshkruar në datat 25 dhe 26 shkurt peticionin drejtuar Kuvendit të Kosovës për t’u mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të kundërshtuar vendosjen e ‘fusnotës’ në emërtimin zyrtar të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

Protesta e organizuar nga Vetëvendosje ka njoftuar se mbi 10 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin e kësaj Lëvizjeje, e cila kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës që të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të vendit.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të dalin sot të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar marrëveshjen e fundit të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Protesta e organizuar nga Vetëvendosje ka njoftuar se mbi 10 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin e kësaj Lëvizjeje, e cila kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës që të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të vendit. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, tha se me marrëveshjen e arritur më 24 shkurt, Kosova ka shënuar kthimin më të madh prapa, në nivelin politik me dekada të tëra. (LajmeShqip.com)