Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 16:02

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një letre dërguar zëvendëskryetares së Komisionit Evropian dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashdaun, ka kundërshtuar emërimin e kolonelit të xhandarmërisë rumune Marian Petre, shef të Departamentit të Policisë Speciale të EULEX-it.

Vetëvendosje bënë të ditur se baroneshës Ashton i është kërkuar që të anulohet emërimi i kolonelit Marian Petre, për arsye se qeveria rumune që është përgjegjëse për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe 80 demonstruesve paqësorë më 10 shkurt 2007, është po ajo që e ka deleguar kolonelin Petre.

Baroneshës Ashton me këtë letër i është shprehur edhe një herë qëndrimi kundërshtues i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj EULEX-it si mision antidemokratik dhe me qëndrim neutral karshi pavarësisë së Kosovës.