Lajme Shqip Friday, 30 November 2012 13:38

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur Qeverinë e Kosovës mafioze pas publikimit të përgjimeve telefonike që u janë bërë udhëheqësve të shtetit.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti, tha në një konferencë për media se nuk është e rëndësishme se kush i ka bërë publike përgjimet, por e rëndësishme është që qytetarët ta kuptojnë se Kosova ka rënë në duar të mafiozëve.

Ahmeti tha se EULEX-i duke i ditur të gjitha këto, ende nuk ka ndërmarrë asgjë, ndërsa njerëzit e qeverisë, i cilësoi si të shantazhuar.(LajmeShqip.com)