Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 15:01

Numri dy i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të kësaj partie, Ilir Deda, i cili ka shfaqur shqetësimin për “tensionimin e skenës politike në Kosovë”.

“Një shtet demokratik nuk vendos barriera në mes institucioneve dhe qytetarëve. Një pushtetar i përgjegjshëm nuk mbrohet me grila shtesë, por mban përgjegjësi për veprimet e veta. Prandaj, heqja e grilave nga aktivistët e Vetëvendosjes ishte veprim i drejtë, përmes të cilit treguam simbolikisht që kur institucionet tentojnë të izolohen nga qytetarët, atëherë ato pushojnë se qeni institucione të këtyre qytetarëve”, ka thënë Çaushi në reagimin e tij, përcjell koha.net.

“Deputeti Ilir Deda, me deklaratat e sotme, nuk e përfaqëson mendimin e organizatës tonë dhe as të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë më tej ai.