Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 08:08

Kryetari i OVLUÇK-së, Smajl Elezaj, u ka bërë thirrje veteranëve të luftës të kenë durim sa i përket publikimit të listave.

Ai ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se veteranët kanë të drejtë të protestojnë por, sipas tij, komisionit për shqyrtimin e ankesave i duhet edhe pak kohë.

Elezaj ka thënë se ky proces po zvarritet për shkak të numrit të madh të ankesave dhe stafit të vogël të sekretarisë së Komisionit qeveritar.

Ai beson se shqyrtimi i ankesave duhet të përfundojë deri më 15 shtator.