Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 18:35

Prshtinë – Drejtues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kanë njoftuar se të hënën do të hyjnë në grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesat që sa më shpejt të miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve të luftës t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre.
Anëtari i këtij këshilli, Ylber Selimi, tha se në Kosovë po vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës sonë çlirimtare.
Ai kritikoi edhe drejtues të Qeverisë së Kosovës, të cilët siç tha ai “kanë futur veshët në lesh”.

Ndërsa, kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qeriqi, i cili së bashku me gjashtë të tjerë akuzohet nga EULEX-i për prishje të rendit dhe sulëm ndaj institucioneve të Kosovës gjatë një proteste në vitin 2009, ka deklaruar se edhe në të ardhmen nuk do t’i përgjigjen thirrjeve për procedura gjyqësore kundër tyre.
Ai po ashtu kërkoi nga ministrat Hajredin Kuçi dhe Bajram Rexhepi që mos të bëjë postblloqe para shtëpisë së tij, sepse ai është një qytetar i thjesht që nuk ikë dhe nuk është i rrezikshëm, por do të vazhdojë punën e tij të përditshme.
Ndryshe, përfaqësuesit Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së njoftuan se greva do të fillojë të hënën, nga ora 15.00 dhe ftuan të gjithë ish-luftëtaret e UÇK-së që t’i bashkëngjiten grevës.