Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 12:49

Shkup – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur gatishmëri lidhur me aksionin e marrë nga Qeveria e Kosovës për shtrirje të ligjit në tërë territorin e saj.

Kryetari i kësaj organizate, Besim Hoda, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova të dëshmojë së ka shtrirje të ligjit dhe sovranitetit në të gjithë territorin dhe, siç pohoi ai, ata e “përkrahin këtë iniciativë të cilën Qeveria e Kosovës e kishte e obligim moral dhe amanet të dëshmorëve që dhanë jetën për këtë shtet”.

“Ne e përshëndesim këtë aksion dhe themi se ka ardhur koha që ligji dhe sovraniteti të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës. Strukturat politike që udhëheqin në Kosovë janë të dala nga lufta dhe kanë obligim moral dhe amanet nga dëshmorët që humbën jetën, që të ruajnë në tërësi territorin e Kosovës”, ka thënë Hoda.

Ai ka shtuar se, po që se ka nevojë, OVL e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare do t’i dalë në ndihmë Kosovës drejt synimit të të përbashkët të gjithë shqiptarëve.

“Ne jemi të gatshëm që t’i vihemi në ndihmë Kosovës dhe t’i përkrahim qëllimet dhe synimet e popullit shqiptar atje”, ka shtuar Hoda.

Gjithashtu, këtë aksion e kanë përshëndetur edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, të cilët vlerësuan se tashmë ishte koha që qeveria kosovare të bëjë atë që është dashur shumë kohë më parë të bëhet, të shtrihet ligji dhe sovraniteti në tërë territorin e Kosovës. (LajmeShqip.com)