Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:15

Prishtinë – Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kaën reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së EULEX-it, duke e cilësuar nxitëse dhe provokuese për ushtarët e UÇK-së dhe popullin shqiptar.

 

Dihet se EULEX-i, deri më tash nuk ka kryer asnjë nga detyrat që ka pasur dhe ka në Kosovë, duke filluar nga vendosja e doganave në kufirin me Serbinë, funksionalizimin e gjykatave në Mitrovicë, krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të shqiptarëve në territorin e Kosovës, mosarrestimin e as ngritjen e asnjë padie ndaj serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile, mos nxjerrja para drejtësisë të anëtarëve të vet për kontrabandën e bërë në Kosovë.

 

“Si mund të kemi besim në këtë lloj drejtësie  kur deri më tash ajo nuk ka treguar as të vetmin rast që është e drejtë, kur mban në burgjet e Kosovës qytetarë pa aktvendim të gjykatës edhe për 8 vite, kur arreston çlirimtarët pa fakte dhe dëshmi, liron serbët e arrestuar të cilët vijnë në Kosovë për të gjetur dëshmitarë të rrejshëm duke ju premtuar shuma të mëdha parash, për të deklaruar kundër UÇK-së”, thuhet në reagim.

 

“Ne ja përkujtojmë EULEX-it se në Kosovë ka pasur luftë çlirimtare kundër pushtuesit ndërsa krime kanë policia, ushtria dhe grupet paramilitare serbe e jo UÇK-ja”, theksohet në reagim.

 

Shpqatat i kanë tërhequr  vërejtjen EULEX-it dhe të gjithë atyre që thirren ne emër të drejtësisë dhe në emër të saj bëjnë padrejtësi, që të kenë kujdes me vepimet e tyre, përndryshe do te hasin ne zemërimin e luftëtarëve dhe gjithë popullit shqiptar.