Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 18:07

Prishtinë – Burime të sigurta të Portalit LajmeShqip.com njoftojnë se Zvonko Veselinoviq, njeriu që vlerësohet nga institucionet e sigurisë, si ato vendore ashtu dhe ndërkombëtar si organizatori kryesor i aktivitetit ktiminal në veriun e Kosovës, ka pasuar një takim kokë më kokë me Ministrin e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviç.

Sipas burimeve, kapo i krimit Veselinoviç dhe ministri Bogdanoviq janë takuar të dielen në picerinë “N1” në veri të Mitrovicës, në një takim miqësor dhe sugjerues. “Shumë pluhuar është ngritur për emrin e juaj në instancat ndërkombëtare. Në takimet që ka pasuar kryetari Tadiq me udheheqësit e tjerë në disa raste është permenduar edhe emri juaj”- mësohet, ti ketë thënë Bogdanoviçi kryekriminelit Veselinoviçit.

Më tej, sipas të njëjtit burim, Bogdanoviç ka vazhduar t’i thotë se “duhet të tërhiqeni për disa kohë, pasi jeni duke shkaktuar probleme të mëdha Qeverisë në Beograd në takimet ndërkombëtare dhe nuk duhet të dukeni tek barikadat”- ka sugjeruar më tej Bogdanoviç për kapobandën serbe Veselinoviç.

Bogdanoviç më tej ka këshilluar “mikun” se “në këtë kohë nuk është e nevojshme që ju të udhëtoni për në serbi sepse sitüata nuk është e mirë dhe mundeni të arrestoheni”.(LajmeShqip.com)