Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 15:16

Sërish ka shtyrje për 30 minuta tjerë të vazhdimit të seancës së Kuvendit, me kërkesë të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar që të lejohet vazhdimi i debatit dhe raportimit për marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Pozicion ma të rëndë sesa mos me muajt me diskutu për atë çka kemi luftu s’ka”, u tha ndër-tjera Veseli deputetëve të opozitës, transmeton Express.

Këta të fundit sërish kanë kundërshtuar që të hapin rrugë vazhdimit të seancës duke qëndruar sërish në këmbë para foltores së Kuvendit dhe duke bllokuar punën.

Veseli ka kërkuar ndërprerjen e seancës për 30 minuta që gjatë kësaj kohe të diskutojnë me të gjitha grupet parlamentare.