Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 20:31

Prishtinë – Deri në fund të tetorit të këtij viti do të hapet për qarkullim pjesa e parë e Autostradës Vërmicë Merdarë.

Pjesa e parë e autostradës në gjatësi deri në 38 kilometra do të hapet në fund të tetorit, ka paralajmëruar kryeministri Hashim Thaçi.

“Do të përmbyllen më 30 tetor, 38 kilometrat e parë nga Vërmica deri përtej Therandës. Pastaj do të vazhdohet menjëherë gjastë shtatorit, me punimet në seksionin e pestë. Pra, gjithçka është duke shkuar sipas planit”, tha ai.

Kryeministri Thaçi tha se për këtë vit janë ndarë 250 milionë euro për autostradën dhe se punët nuk do të ndërpriten.

“Që nga fundi i vitit të ardhshëm, do të udhëtohet pandërprerë nëpër autostradën e kombit nga Tirana për në Prishtinë”, tha ai.

Kryeministri kumtoi se janë duke punuar rreth 3700 punëtorë, rreth 2500 janë punëtorë lokalë, kurse rreth 60 kompani vendore punojnë si nënkontrektorë.

Bashkë me kryeministrin gjatë inspektimit të punimeve ishin edhe shefat e “Bechtel-Enkas”. Majk Adams i “Bechtel” dhe Sinan Tara nga “Enka”, i mbështetën pohimet e kryeministrit dhe thanë se ky projekt momentalisht është ndër më të mëdhenjtë në Evropë. (LajmeShqip.com)