Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 08:15

Prishtinë – I dërguari i BE në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, sot qëndron në Prishtinë, ku do të ketë takime me udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Dje, në Rashkë, ai takoi përfaqësueit e Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviq e Goran Bogdanoviq, të cilët i qortoi ashpër për implikimet vandaliste në veri të Kosovës.

Takimi i Rashkës në qendër të tij kishte ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe bëhet e ditur se Cooper i ka adresuar kritika të ashpra Beogradit për zhvillimet e fundit të veri të Kosovës.