Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 14:46

Prishtinë – Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin shtëpisë së Enver Azemit, që ndodhet në afërsi të varrezave të qytetit në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në orët e vona të natës. Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se një shtëpi në veri të Mitrovicës është djegur tërësisht nga zjarri.

Sipas tij, rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Deri tani nuk kemi të dyshuar, mirëpo policia është duke i kryer hetimet”, ka thënë Hoti.