Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 12:03

Mitrovicë – Nuk janë forcat speciale të Policisë autoritetet e vetme që kanë marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Burime të portalit LajmeShqip.com bënë të ditur se, me urdhër të kryeministrit Hashim Thaçi, ekipe të doganierëve janë vendosur atje para pak çastesh. Sipas këtyre burimeve, prej tash secili kalim në këto pika do t’i nënshtrohet kontrollit të rregullt doganor.

Kjo ka bërë që doganierët Kosovarë të kthehen në portat doganore në kufi me Serbinë pas më shumë se 3 vjetësh. Të dyja qenë djegur nga serbë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe qe atëherë ato kanë qenë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës. (LajmeShqip.com)