Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 12:47

Mitrovicë – Marrëveshja me KFOR-in për heqjen e barrikadave dhe vendosjen e rendit dhe të ligjit në veri të Kosovës, ka thelluar hendekun e përçarjeve dhe kundërshitmeve midis serbëve.

Burime të portalit LajmeShqip.com, në veri të Kosovës, bëjnë të ditur se janë thelluar dukshëm përçarjet midis  strukturave të MUP-it dhe përfaqësuesve dhe veprimtarëve të tjerë të inteeligjencës së Serbisë, që kanë operuar ilegalisht në atë pjesë të vendit.

Marko Jakshiq, Milan Ivanoviq, Sllavisha Ristiq dhe Dragisha Miloviq janë bërë bashkë me të ashtuquajturin kryetar i veriut të Mitrovicës, Krstimir Pantiq, në mospranimin e Marrëveshjes së arritur midid qeverisë dhe KFOR-it.

Ata theksojnë se kjo marrëveshje është arritur në dëm të serbëve të Kosovës dhe nuk do të respektohet, e as nuk do të zbatohet.

Këta përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës e kanë akuzuar edhe qeverinë e Serbisë dhe presidentin Tadiq, si shitës të interesave të serbëve të Kosovës, duke i thelluar përçarjet e spektrit politik, atij ilegal ushtarako-policor dhe strukturave paralele në veri. (LajmeShqip.com)