Lajme Shqip Saturday, 03 September 2011 17:26

Mitrovicë – Grupe kriminale të serbëve në veri të Kosovës kanë përdorur koktej ‘Mollotovi’ kundër njëri-tjetrit, të shtunën, në kuadër të qërimit të hesapeve në mes vete, kanë bërë të ditur burime të portalit LajmeShqip.com.  

Sipas burimeve, incidenti ka ndodhuar pas mesnatës, në rrugën e Suhodollit, në afërsi të një ndërtese të ndërtuar nga Qeveria e Serbisë.

Burimet kanë specifikuar se koktej mollotovi është hedhuar në automjetin që është pronë e Dragan Mitroviqit, dhe me këtë rast janë dëmtuar edhe disa automjete të tjetra dhe disa xhama të dritareve përreth.

Për këtë sulm, i ashtuquajturi kryetrar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka thënë për mediat se sulmuesit janë parë duke u larguar në jug të qytetit, duke aluduar në shqiptarë.

Nedelkoviq ka fajsuar edhe EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët, sipas tij, duhet të kthehen në mandatin që kanë për të siguruar qetësi për të gjithë dhe jo, siç ka thënë ai, të realizojë vendimet e Hashim Thaçit për vendosjen e embargos në mallin që vjen nga Serbia. Konkretisht, ka thënë Nedelkoviq, ata po bëhen doganierë të Hashim Thaçit.
Edhe policia në Mitrovicë e ka konfirmuar incidentin dhe ka theksuar se për momentin janë duke kryer hetime lidhuar me këtë sulm. (LajmeShqip.com)