Lajme Shqip Sunday, 11 September 2011 17:28

Mitrovicë – EULEX-i, i mbështetur nga KFOR-i, dështon edhe një herë në kapjen e kriminelëve që vranë policin e Kosovës, heroin Enver Zymberi, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.

Në anën tjetër, strukturat kriminale serbe që janë përqëndruar në veri të Kosovës, e të mbështetuara nga Qeveria e Beogradit edhe me vrasës profesionistë, vazhdojë të protestoje dhe të vendosin barikada përgjatë rrugëve. EULEX-i dhe KFOR-i, të shtunën pas mesditës, në operacionin e ndërrmarrë në Zubin Potok, kanë arrestuar gabimisht një person kanë bërë të ditur burime të portalit. Sipas burimeve, EULEX-i ka pasuar informacion se në një shtëpi është duke u fshehur krimineli që dyshohet të ketë vrarë policin e Kosovës, Sllobodan Vuqiniq. Forcat ndërkomtare në këtë rast kanë arrestuar gabimisht një person tjetër me emrin Millan Vuqiniq, kanë njoftuar burimet nga Zubin Potoku.

Personi i arrestuar është mbajtuar për mbi një orë dhe më pas është liruar.

Në fshatin Rudare të Zveçanit, me rënien e territ vendosen barikada në tërë rruigën nga ane e serbëve, ndërsa që në afërsi të këtyre barrikadave vërehen edhe njerëz të armatosur, duke i ruajtuar barrikaduesit me armë.

Sipas burimeve, organizatori i barrikadave në terren është një serb me emrin Çasllav, mbiemri i të cilit nuk dihet. Burimet kanë nënvizuar se Çasllavi është pronar i një pompe të benzinës në fashtin Rudare, që gejndet në krahun e majtë, e para në aksin rrugor nga udhëkryqi i Zveçanit për në Leposaviq.

Ndërsa edhe të dielën në orët e para të mengjesit, struktuarat paralele dhe kriminale kanë detyruar ekpiet sportive të bollkojnë Urën e Ibrit për gjysëm orë, duke zhvilluar gjoja ndeshje të ndryshme sportive. (LajmeShqip.com)