Mitrovicë – Tre të ashtuquajturit kryetarë të komunave të veriut të Mitrovicës, Sllavisha Ristiq, Kërstimir Pantiq dhe Dushan Miloviq, i kanë ndërprerë marrëdhëniet me ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq dhe me kryesuesin e delegacionit serb për bisedime me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.
Sipas tyre, këta të fundit kanë bërë tradhti kombëtare.
Ndërkohë, sot prej orës 09:00, në hyrje të objekteve të ish-gjykatave, një grup prej 150 serbësh, që veten e quajnë punëtorë, kanë protestuar, duke mos lejuar kthimin e gjykatësve dhe të prokurorëve në atë pjesë dhe kanë kërkuar që vetëm serbët të kthehen në gjykatat në veri, por jo edhe shqiptarët. (LajmeShqip.com)