Mitrovicë (PLOTËSUAR 13:55) – Dështon sërish EULEX-i.
Aksioni i policisë së misionit ndërkombëtar në Kosovë, EULEX, për kapjen e vrasësve të policit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, Enver Zymberit, ka përfunduar pa sukses edhe të enjten, kanë bërë të ditur për Portalin LajmeShqip.com burime nga Policia e Kosovës.
EULEX-i, edhe një herë është kthyer thatë nga rrethinat e Zubin Potokut, pasi që nuk ka arrituar t’i kapë të dyshimtit, ka thënë burimi. (LajmeShqip.com)
********************************
Mitrovicë – Në Zubin Potok është në zhvillim e sipër aksioni nga ana e EULEX-it dhe në mbështetje të KFOR-it, për kapjen e kriminelëve që më 26 korrik vranë policin e Kosovës, Enver Zymberi, në një pritë në fshatin Varag të Zubin Potokut, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.
Operacioni është duke u zhvilluar kryesisht në fshatrat Zupç dhe Jegenicë, nga ku dyshohet se janë personat të cilët kanë shtënë në policin e Kosovës.
Po ashtu, forcat ndërkombëtare kanë dalur prap në vendin e ngjarjes, ku është vrarë polici dhe nga ku kanë shti të dyshuarit.
Për zhvillimin e këtij operacioni, KFOR-i dhe EULEX-i kanë bllokuar edhe rrugët. (LajmeShqip.com)