Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 16:19

Prishtinë – Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka pritur delegacionin nga Parlamenti i Holandës. Në këtë takim Krasniqi dhe deputetët holandezë, kanë folur për procesin e liberalizimit të vizave, dhe integrimin në strukturat euroatlantike. 

Kryetarja e Komisionit Parlamentar Holandez për Çështje Evropiane, Gerda Verburg, deklaroi se qëllimi i kësaj vizite është mbledhja e informatave lidhur me punën e institucioneve të të Kosovës, tri vjet pas shpalljes së pavarësisë. 

Nga ana e tyre, përfaqësuesit nga parlamenti holandez kanë shprehur gatishmëri për të përkrahur Kosovën në procesin e integrimit në BE.

Ata kanë pohuar se Kosova nuk mund të jetë i vetmi vend në rajon i sanksionuar nga Evropa por meriton të drejtë integrimi ashtu, si dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk i prezantojmë 27 vendet anëtarë të BE-së, ne jemi këtu në mision të mbledhjes së fakteve, të jem e sinqertë, do të jetë e vështirë t`i bindim 5 anëtaret e BE-së, por gjithsesi rezultatet e kësaj vizite do t`i tregojmë më vonë”.

Nga ana tjetër, edhe kryeparlamentari Krasniqi, duke falënderuar përfaqësuesit holandez, për kontributin e dhënë ndaj shtetit të Kosovës, në proceset e ndryshme, tha se shpreson që edhe në të ardhmen ndihma e tyre, të mos mungojë.

Ndryshe, ky delegacion ka zhvilluar takime edhe me Komisionin parlamentar për integrime evropiane dhe komisionin për punë të jashtme.