Lajme Shqip Wednesday, 07 August 2013 12:10

Tiranë – Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, do të vijë së shpejti në Tiranë për të biseduar me qeverinë e re për një nga çështjet më të rëndësishme mes dy vendeve, paktin e ndarjes së ujërave detare.
Lajmin e ka konfirmuar për Shqip ambasadori ynë në Greqi, Dashnor Dervishi.
“Mund të them se ka një riaktivizim të kontakteve dhe është krijuar një frymë pozitive për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ka një vullnet për të zgjidhur si çështjen e paktit detar, por edhe problemin e toponimeve, për të cilin do të ngrihen grupe pune shumë shpejt dhe besoj se kjo çështje ka për të gjetur rrugën e zgjidhjes,” tha Dervishi.
Ndërkohë mediat greke, duke iu referuar vizitës së shpejtë të Ramës në Athinë, shkruajnë se Greqia synon të kultivojë marrëdhëniet me Ramën.